Top News – ‘Turizëm snajperësh’ në luftën e Bosnjes / Prokurorët e Milanos po hetojnë dyshimet
12/11/2025 13:13

Prokurorët në Milano kanë hapur një hetim ndaj italianëve që dyshohet se kanë paguar anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime në Sarajevë, në mënyrë që ata të qëllonin me snajper dhe të vrisnin njerëz gjatë rrethimit katërvjeçar të qytetit në vitet 1990. Më shumë se 10,000 njerëz u vranë në Sarajevë nga bombardimet e vazhdueshme dhe zjarri i snajperëve mes viteve 1992 dhe 1996 në atë që ishte rrethimi më i gjatë në historinë moderne, pasi Bosnja dhe Hercegovina shpalli pavarësinë nga Jugosllavia. Snajperët ishin ndoshta elementi më i frikshëm i jetës nën rrethim në Sarajevë, sepse ata vrisnin njerëzit në rrugë, përfshirë fëmijët, rastësisht, sikur të ishte një video-lojë. Grupe italianësh dhe shtetas të kombësive të tjera, të ashtuquajtur "turistë snajperësh", dyshohet se kanë marrë pjesë në masakër pasi u kanë paguar shuma të mëdha parash ushtarëve të Radovan Karaxhiçit, ish-liderit serb të Bosnjës, i cili në vitin 2016 u shpall fajtor për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit, për t'u transportuar në kodrat përreth Sarajevës në mënyrë që të qëllonin mbi popullsinë për kënaqësi. Sarajeva ndodhet në një lloj grope të rrethuar nga male, gjë që e bëri rrethimin dhe sulmin ndaj saj veçanërisht të lehtë. Prokurorët e Milanos, të udhëhequr nga Alessandro Gobbi, nisën një hetim që synonte identifikimin e italianëve të përfshirë, me akuzat për vrasje të vullnetshme të rënduar nga mizoria dhe motivet e shëmtuara. Hetimi filloi nga një ankesë ligjore e paraqitur nga Ezio Gavazzeni, një shkrimtar me bazë në Milano i cili mblodhi prova mbi akuzat, si dhe një raport të dërguar prokurorëve nga ish-kryetarja e bashkisë së Sarajevës, Benjamina Kariç. Gavazzeni tha se kishte lexuar për herë të parë raportet rreth turistëve të snajperave në shtypin italian në vitet 1990, por vetëm kur pa Sarajevo Safari, një dokumentar i vitit 2022 nga regjisori slloven Miran Zupanič, filloi të hetonte më tej. Në dokumentar, një ish-ushtar serb dhe një kontraktor pretenduan se grupe perëndimorë qëllonin popullsinë civile nga kodrat përreth Sarajevës. Pretendimet e tyre janë mohuar me forcë nga veteranët serbë të luftës.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB