Një turist polak mbetet i bllokuar në Kanionin e Gjipesë, në ndihmë edhe helikopteri Vijon operacioni i shpëtimit në Kanionin e Gjipesë, ku një turist polak ka mbetur i bllokuar pasi është rrëzuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë. Sipas informacioneve paraprake, turisti ka pësuar dëmtime në këmbë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe e shërbimit zjarrfikës është vështirësuar për shkak të relievit të thyer të zonës.