Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza. Heqja e vizave ka bërë që udhëtimet jashtë shtetit të rriten, por deri tani destinacioni kryesor del të jetë Greqia. Qytetarët e Kosovës muajve të fundit shumicën e fundjavave po i kalojnë në Greqi, konkretisht në Selanik.