Në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Shqipëria importoi rreth 606.4 mijë tonë produkte ushqimore, 12.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e kërkesës lidhet edhe me zgjerimin e turizmit, pasi në gjashtë muajt e parë të vitit, në vend hynë rreth 5.1 milionë shtetas të huaj. Megjithatë, kjo kërkesë në rritje po furnizohet gjithnjë e më shumë nga importet dhe jo nga prodhimi vendas. Në të njëjtën kohë, prodhimi vendas nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Në vitin 2025, prodhimi i grurit dhe patateve u ul, ndërsa perimet u rritën me vetëm 1.5%. Edhe blegtoria shënoi tkurrje në disa sektorë, me rënie të numrit të të leshtave, të dhirtave, derrave dhe shpendëve, ndërsa prodhimi i qumështit dhe vezëve u ul.