Greqia shpreson të mirëpresë turistët e huaj nga 15 qershori, por britanikëve mund t`i ndalohet hyrja në vendin fqinj, nëse shkalla e infektimit nga Covid 19 nuk bie ndjeshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Destinacioni i preferuar mesdhetar i pushimeve rinisi një ditë më parë shërbimin e trageteve në ishujt e tij ndërsa vazhdon përpjekjet për të shpëtuar sezonin jetik të turizmit. Të huajve, aktualisht u kërkohet të izolohen për dy javë, por kjo politikë do të qetësohet deri në 15 qershor dhe fluturimet e drejtpërdrejta në ishujt grekë pritet të rifillojnë nga 1 korriku.