Tirana do të ketë shumë shpejt inkubatorin më të madh në rajon në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit që po bëhen tek “Tumo Center”, në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania”, e cila do të presë mijëra të rinj të moshës 12-18 vjeç, ku do të mësojnë gjuhën e kodimit.