Top News – Tufa dronësh ukrainas mbi Rusi / Sulmi më i madh që nga fillimi i luftës, u rrëzuan 221
12/09/2025 12:27

Rusia tha se ka rrëzuar 221 dronë ukrainas gjatë natës, një nga shifrat më të larta të mjeteve fluturuese pa pilot që kur ka nisur lufta mes dy shteteve mbi tre vjet më parë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të premten se sistemet e mbrojtjes ajrore “kanë penguar dhe shkatërruar” dronët, mbi gjysma e të cilëve fluturuan mbi rajonet e Brjanskut dhe Smolenskut. Në mesin e dronëve të rrëzuar përfshihen edhe 28 që Rusia tha se i rrëzoi mbi rajonin e Leningradit. Guvernatori i Leningradit, Aleksandr Drozdenko, tha se shpërtheu një zjarr në një anije në portin e Primoskut, në Detin e Zi, pas sulmeve me dronë në këtë rajon. Forcat ruse të mbrojtjes ajrore thanë se kanë shkatërruar edhe dy dronë që fluturonin drejt Moskës. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobyanin, e njoftoi lajmin në kanalin e tij Telegram, sipas agjencisë së lajmeve Tass. "Forcat e mbrojtjes ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes kanë shkatërruar dy dronë armik që fluturonin drejt Moskës. Specialistët e shërbimeve të emergjencës po punojnë në vendin e ngjarjes", thuhej në deklaratë. Kryetari i bashkisë më vonë raportoi se një sulm tjetër me shtatë dronë ishte zmbrapsur. Sulmet vijnë pasi Polonia, që gjendet në kufi me Ukrainën, më herët gjatë javës tha se kishte rrëzuar dronë rusë që hynë në hapësirën e saj ajrore. Moska mohoi se kishte shënjestruar Poloninë, por tha se kishte kryer një sulm ajror në Ukrainën perëndimore. Megjithatë, Franca dhe Gjermania ndërmorën hapa për të forcuar mbrojtjen në hapësirën ajrore polake, ndërsa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thirrur një mbledhje urgjente për të diskutuar për çështjen e inkursionit rus në Poloni.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB