Mijëra shqiptarë janë mbledhur pranë Gjykatës së Hagës, ku sot jepet vendimi për katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Policia holandeze ka vendosur perimetër të zgjeruar sigurie, teksa familjarët dhe mbështetësit e UÇK janë optimistë për një vendim pafajësie.