Top News – ‘T’u shtoftë inati, kryetar’/ Veliaj në Farkë dha dy lajme të mira
18/03/2021 14:26

Një tjetër familje në Farkë hyri sot në shtëpinë e re, të rindërtuar pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Plaku, nga ku bëri të ditur se brenda këtij viti pritet që të përfundojnë shtëpitë e dëmtuara nga tërmetet që goditën vendin. “Në programin e PS-së është që për këtë vit do i mbarojmë të 4500 shtëpitë. Janë 4500 si Zyhdiu në zonën e tërmetit, të cilët të gjithë do marrin shtëpitë e tyre të reja. Kjo përfshin edhe ata që do marrin apartamente, pra shtëpitë individuale dhe pallatet në Kinostudio e Kombinat. Unë e di që ka njerëz që merren me llafe e thonë nuk do i bëjnë, por ja ku jemi, nuk ka javë që nuk kemi ardhur në Farkë, s’ka javë që s’kemi qenë në Baldushk e Vaqarr” Me familjen në Farkë kryebashkiaku ndau edhe disa lajme të mira për të gjithë kryeqytetasit. “Do bëjmë një rritje të rrogave për gjithë ata që kanë filluar bizneset e vogla. Deri në 400 mijë lekë do e kenë pa taksa. Gjithashtu, do caktojmë 10 mln euro vetëm për biznese ose sipërmarrje që lidhin të rinjtë me njeri-tjetrin. Me Këshillin Bashkiak kemi kaluar 1000 kredi të buta për çiftet e reja çdo vit, pra kur të rinjtë vendosin që janë gati të krijojnë familje. Lajmi tjetër i mirë është se qeveria do na japë mbështetje Tiranës, Vlorës e Durrësit, që të kalojmë 100% të qytetit me 24 orë ujë. Sot jemi 70%, që është gjë e mire Kryebashkiaku shoqërohej edhe nga aktori i humorit Gazmend Paja, i cili me humor i tha Veliajt: “T’u shtoftë inati kryetar”.

Top Channel/ “Hape derën”! I riu shqiptar bën “kërdinë” në avion gjatë fluturimit, debatoi me…
18/07 23:11
Top Channel/ Elbasan, mbyten dy vëllezër të mitur, u futën në Shkumbin kur po ruanin bagëtitë
18/07 22:59
Top News – Mbyten dy të mitur në Shkumbin. Tragjedi në Elbasan, viktimat ishin vëllezër
18/07 21:48
Top Channel/ “Shkumbini ka gropa”, mbytja e fëmijëve, flasin të tronditur banorët
18/07 21:46
Top News- Shembjet në Theth, Rama- I gjithë zinxhiri nuk ka funksionuar!
18/07 21:45
Top Channel/ “Polici mbante trupin e fëmijës”, banori: I bëra frymëmarrje artificiale, por…
18/07 21:45
Top News- Flet familjari i dy të miturve që u mbytën në Shkumbin
18/07 21:06
Top Channel/ Zjarr në Belishovë të Gjirokastrës, dhjetëra hektarë të djegura
18/07 21:00
Top Channel/ “Më morën peng vëllanë”, iu grabit banesa si nëpër filma, zbardhet dëshmia e zyrtares
18/07 20:57
Top Channel/ Tragjedi në Elbasan, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin
18/07 20:56
Top Channel/ Qendra e shërbimeve arsimore do bëhet agjenci autonome, “Cambridge” kritika për pyetësorët
18/07 19:55
Top Channel/ Durrës, ngec rindërtimi! Debate në këshillin bashkiak, ikin anëtarët e opozitës
18/07 19:49
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i anëtares së komisionit të tenderave për grabitjen e 200 mijë eurove
18/07 19:43
Top Channel/ Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era
18/07 17:55
Top News- Shqiptari arratiset gjatë transferimit në burg/ Ngrihet në këmbë policia në Gjermani
18/07 17:51
Top News- Dogji ullinjtë dhe 10 hektarë tokë, e pëson 60-vjeçari në Kavajë
18/07 16:04
Top News – Traktati i Komunitetit të Energjisë. Balluku në Athinë: Përafrim me ligjet e BE
18/07 16:03
Top Channel/ Balluku: Shqipëria e gatshme për bashkëpunim energjetik rajonal
18/07 15:14
Top Channel/ Mjekët po ikin më pak! Urdhri i Mjekut: Të rinjtë po rikthehen dhe aplikojnë në spitale
18/07 15:06
Top Channel/ Gara për kreun e BKH, 7 kandidatët ese, test logjik dhe poligraf
18/07 15:04