Deti është ‘shkundur’ pranë ishullit të Strombolit në Itali, duke shkaktuar një dallgë tsunami të lartë një metër e gjysmë. Egërsimi i detit duket se është shkaktuar nga një shkëputje në gropë zjarri në vullkanin e Strombolit. Në ishull ndërkohë kanë gjëmuar sirenat e alarmit por sipas verifikimeve të para të Mbrojtjes Civile, nuk janë regjistruar dëme.