Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën e javës së ardhshme. Pas vdekjes së tij, ditën e shtunë në Spitalin Universitar të Berlinit Sharite, stafi mjekësor dhe të afërmit e të ndjerit po merren me procedurat përkatëse, që të bëjnë të mundur sjelljen e trupit të ish-Presidentit të Republikës në atdhe për t’i bërë nderimet e fundit.