Dhjetra trupa ukrainase që po marrin trajnime ushtarake në Francë kanë braktisur njësinë e tyre, tha një zyrtar i ushtrisë franceze. “Ka pasur një numër të caktuar dezertimesh, por ato mbeten shumë margjinale duke pasur parasysh volumin e njerëzve që kanë kaluar nëpër trajnime”, tha zyrtari anonim i ushtrisë franceze për agjencinë e lajmeve AFP. “Ata ishin në kazermat franceze dhe kishin të drejtë të dilnin”, shtoi ai duke theksuar se francezët nuk e kriminalizojnë dezertimin.