Tre trupat që Hamasi dorëzoi Izraelit të premten në mbrëmje, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq, nuk janë të asnjërit prej pengjeve të rrëmbyera gjatë sulmit të 7 tetorit 2023. Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i ushtrisë izraelite për agjencinë AFP.