Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë përfshirjen edhe të Turqisë në forcën ndërkombëtare të planfikuar për të ruajtur paqen në Gaza, edhe pse Izraeli e ka kundërshtuar fort praninë e Ankarasë. “Sipas nesh, turqit ishin shumë të dobishëm në arritjen e marrëveshjes për Gazën dhe sulmet verbale të Netanyahut ndaj Ankarasë kanë qenë shumë kundërproduktive,” citohet një zyrtar amerikan nga media amerikane, Axios.