Qeveria e presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega, ka autorizuar trupat, avionët dhe anijet ruse të vendosen në vendin e tij për qëllime trajnimi, zbatimi të ligjit ose reagim emergjent. Në një dekret të njoftuar këtë javë, Nikaragua tha se do të lejojë trupat ruse të kryejnë detyrat e zbatimit të ligjit, "ndihma humanitare, shpëtim dhe misione kërkimi në raste emergjente ose fatkeqësish natyrore".