Top News- Trupa e monitorimit të zgjedhjeve/ OSBE, më shumë vëzhgues për 11 majin se 4 vite më parë
15/01/2025 14:41

Teksa zgjedhjet e 11 majit sa vijnë e afrohen, OSBE/ ODIHR njofton rritjen e numrit të vëzhguesve të saj në zgjedhje krahasuar me ato të 4 viteve më parë. Në një njoftim të shpërndarë nga ODIHR bëhet e ditur se numri i vëzhguesve të saj në këto zgjedhje do të jetë 326, krahasuar me 274 që ishin në zgjedhjet e kaluara parlamentare, duke rritur numrin e tyre me 52 vëzhgues. Sipas ODIHR, 300 vëzhgues do të vijnë ditën e zgjedhjeve dhe do të shpërndahen në të gjitha qarqet, teksa 26 vëzhgues afatgjatë do të vendosen në vendin tonë më herët, të cilët do të vëzhgojnë edhe fushatën elektorale dhe situatën para e paszgjedhore. Në mesin e vëzhguesve afatgjatë janë ekspertë të ODIHR, që do të merren edhe me hartimin e raportit për zgjedhjet e 11 majit, dhe para se ata të largohen publikojnë raportin paraprak me gjetjet e tyre. Teksa në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Shqipëri, ato lokale të vitit 2023, shefe e misionit të vëzhguesve të ODIHR, ishte Audrey Glover, 82-vjeçarja britanike nuk dihet nëse do jetë apo jo në krye të këtij misioni edhe këtë vit, apo ODIHR do të caktojë dikë tjetër. Glover është një njohëse e mirë e situatës politike e zgjedhore në vendin tonë.

Top News- Tronditet Shkodra, tritol banesës së policit/ Dyshimet e para
15/10 23:01
Top Channel/ Tirana në flakë, shkatërrime bankash, plaçkitje biznesesh dhe përplasje të dhunshme
15/10 22:41
Top News- Protestuesit ‘marrin’ Tiranën/ Policia ‘kapitullon’ në ditën e tretë, mbi 10 orë dhunë
15/10 22:28
Top Channel/Bllokuan rrugën me barriera metalike, protestuesit shkatërrojnë edhe semaforët në Tiranë
15/10 21:24
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, shefit të Kriminalistikës
15/10 21:22
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, i është vendosur derës së një banese
15/10 21:17
Top Channel/ Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve, “breshëri” gurësh ndaj automjeteve
15/10 20:54
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske te Tajvani, përfundon shkumë e hi
15/10 20:53
Top News- Digjet ministra, flake e tym në Tiranë, kaos e përleshje protestues-polici
15/10 20:52
Top News- “Erdhëm ne”, të rinjtë ulërijnë rrugëve të Elbasanit, nuk ndalet protesta
15/10 20:52
Top News- Flakë e tym, Tirana nën pushtetin e zjarrit, përleshje të ashpra në Bulevard
15/10 20:50
Top Channel/ Përshkallëzohet dhuna, protestuesit hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe i vënë flakën
15/10 20:36
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske në zonën e Tajvanit
15/10 20:33
Top Channel/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, gurë e presion uji
15/10 20:30
Top Channel/ Protestues të shpërndarë, gurë dhe vazo të rrëzuara në Bulevard
15/10 20:24
Top Channel/ Përshkallëzon protesta në Tiranë, sulmohen ministritë dhe përplasje me policinë
15/10 20:21
Top Channel/ Kaos në Tiranë, revoltë dhe përplasje! Të rinjtë përplasen me policinë në rrugë
15/10 20:19
Top Channel/ Fishekzjarrë jo vetëm për festat e fundvitit! Protestuesit i hedhin lëndë piroteknike policisë
15/10 20:18
Top News – Peleshi thirrje për përmbajtje/ Kreu i Kuvendit- Dhuna, dëm i madh për të gjithë ne
15/10 20:16
Top Channel/Qeveria apel për ndaljen e dhunës,Koçiu e Peleshi:Të rinjtë të mos përdoren politikisht!
15/10 20:05