Top News/ Trump zgjedh ‘Carin e kufirit’ / Do të ndalojë ‘pushtimin’ e SHBA-së nga emigrantët
11/11/2024 11:49

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se do të rikthejë zyrtarin me qëndrim të ashpër kundër imigrimit, Tom Homan, për të mbikëqyrur kufijtë shtetërorë në administratën e ardhshme të tij. Republikani 78-vjeçar është zotuar se që në ditën e parë të presidencës së tij, do të nisë operacionin më të madh në historinë amerikane, duke dëbuar imigrantët pa dokumente. “Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë. Ai do të jetë Cari i kufijve”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social. “E njoh Tomin prej një kohe të gjatë dhe nuk ka asnjë njeri tjetër që mund të kontrollojë më mirë se ai kufijtë tanë”, shkruante ai. Homan do të jetë i angazhuar për “dëbimin e të huajve që në mënyrë të paligjshme hyjnë në vendin tonë”, shtoi trump. Ish-presidenti amerikan i fitoi bindshëm zgjedhjet e 5 nëntorit, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore përsëriti disa herë se do të dëbojë imigrantët pa dokumente ndërkohë që ka përdorur retorika të dhunshme për ata që “helmojnë gjakun” e Shteteve të Bashkuara. Ndonëse Qeveritë amerikane kanë probleme prej vitesh në menaxhim të kufirit jugor me Meksikën, Trump ka rritur edhe më shumë shqetësimet, duke pretenduar se po ndodh një “pushtim” i SHBA-së nga migrantët, të cilët do të dhunojnë dhe vrasin amerikanët. Megjithatë, statistikat tregojnë se dhuna dhe krimi në këtë zonë kufitare, që ishin rritur gjatë administratës së parë të Trumpit, është zvogëluar vit pas viti në administratën aktuale të presidentit Joe Biden.

Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55