Top News – Trump: Zelenski ‘pjesë’ në bisedime / Presidenti ukrainas niset drejt Lindjes së Mesme
17/02/2025 12:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit të vendit të tij nga Rusia, ndërsa shtoi se “shumë shpejt” mund të takohet edhe me liderin rus, Vladimir Putin. “Nuk ka kohë të caktuar, por mund të ndodhë shumë shpejt”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit Air Force One. “Unë mendoj se ai dëshiron t’i japë fund luftës. Ata duan ta përfundojnë shpejt. Të dy. Edhe Zelensky”, tha Trump të dielën. Duke iu drejtuar gazetarëve në të njëjtën ditë, në një event sportiv në Florida, Trump tha se Zelensky “do të përfshihet” në bisedimet për paqe. Javën e kaluar kishte shqetësime se Uashingtoni do të mund të arrinte marrëveshje me Rusinë, duke anashkaluar Kievin dhe Evropën. Bloomberg, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, raportoi një ditë më parë se Trump dëshiron të sigurojë një armëpushim deri në Festën e Pashkëve, e cila bie më 20 prill të këtij viti. Komentet vijnë në kohën kur udhëheqësit amerikanë janë duke u përgatitur për bisedime me Rusinë në Arabinë Saudite, nën udhëheqjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Negociatori i Lindjes së Mesme, Steve Ëitkoff, dhe këshilltari për siguri kombëtare, Mike Ëaltz, do të marrin pjesë gjithashtu, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Trump u tha gazetarëve se ekipi i tij ka pasur bisedime “të gjata dhe të vështira” me zyrtarët rusë dhe se Ëitkoff, së fundmi, ka biseduar për rreth tri orë me Putinin. Zelensky mbërriti në Lindjen e Mesme të dielën, por Kievi tha se vizita e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqi ka për qëllim shtimin e lidhjeve ekonomike dhe se nuk ka plane për t’u takuar me zyrtarë amerikanë apo rusë. Këshilltari i lartë i Zelenskyt, Mykhaylo Podolyak, tha se “nuk ka negociator që do ta përfaqësojë Ukrainën në Arabinë Saudite” në bisedimet e paqes. “Sot, nuk ka asgjë në tryezën e bisedimeve që mund të diskutohet. Rusia nuk është gati për negociata”, i tha ai Televizionit të Ukrainës.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11