Top News – Trump: Zelenski më i vështirë se Putin! Rusia ka pranuar t’i japë fund luftës, Ukraina jo
24/04/2025 11:55

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Rusia ka rënë dakord për një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, me Presidentin Volodymr Zelensky që tani po pengon. "Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelenskin," u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale. "Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskin. Por deri më tani kjo ka qenë më e vështirë”, tha Trump. Më herët ai kishte pohuar se një marrëveshje me Rusinë për ndalimin e luftës në Ukrainë ishte "shumë afër", por kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin e tij për t'i dorëzuar zyrtarisht Krimenë Rusisë. "Janë deklaratat nxitëse si ato të Zelenskit që e bëjnë kaq të vështirë përfundimin e kësaj Lufte," tha Trump në një postim në Truth Social. Shpërthimi erdhi pasi raportet e mediave amerikane thanë se Trump ishte gati të pranonte njohjen e Krimesë së aneksuar si territor rus dhe pasi zëvendëspresidenti JD Vance tha se shkëmbimi i tokës do të ishte thelbësor për çdo marrëveshje. Në postimin e tij, Trump i referohej komenteve të Zelenskit, të botuara në Ëall Street Journal të mërkurën, në të cilat ai tha se dhënia e Krimesë është kundër kushtetutës së Ukrainës. “Ukraina nuk do ta njohë ligjërisht pushtimin e Krimesë”, citohet të ketë thënë Zelenski. "Nuk ka asgjë për të folur këtu". Trump kritikoi Zelenskin për këto komente. "Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat e paqes me Rusinë," tha Trump, duke shtuar se nëse Ukraina "do Krimenë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë, kur ajo iu dorëzua Rusisë pa shkrepur as edhe një armë?" "Deklarata e bërë nga Zelensky sot nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të zgjasë tmerrin e vrasjeve dhe askush nuk e dëshiron këtë!" "Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje, por njeriu që nuk ka më asnjë kartë në dorë, duhet ta pranojë atë" – shkroi trump.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57