Top News – Trump: Xi Jinping më telefonoi…/ Pekini: Presidenti gënjen, asnjë negociatë për tarifat
25/04/2025 15:09

Presidenti amerikan Donald Trump tha se administrata e tij po flet me Kinën për të arritur një marrëveshje tarifore dhe se Presidenti Kinez Xi Jinping e ka telefonuar atë, sipas një interviste për revistën Time të botuar të premten, pasi Pekini deri më tani ka kundërshtuar karakterizimin e bisedimeve nga SHBA-ja. Presidenti republikan nuk tha se kur Xi Jinping i ka telefonuar apo se çfarë diskutuan të dy udhëheqësit, duke i thënë TIME: "Ai telefonoi. Dhe nuk mendoj se kjo është një shenjë dobësie nga ana e tij". Ministria e Jashtme e Kinës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi deklaratën e Trump. Përpara se të publikoheshin komentet e fundit të Trumpit, ajo i kishte kërkuar Uashingtonit të ndalonte "mashtrimin e publikut" mbi negociatat dypalëshe tarifore. Trump shtoi se do të finalizojë marrëveshjet për tarifat brenda rreth tre ose katër javësh. I pyetur nëse do ta konsideronte një fitore nëse SHBA-të ende do të kishin tarifa deri në 50% në një vit, ai tha: "Fitore totale". Ministria e jashtme e Kinës i kërkoi në fakt Uashingtonit të premten të ndalojë "mashtrimin e publikut" në lidhje me negociatat dypalëshe të tarifave dhe tha se nuk ishte në dijeni të raporteve nëse Pekini po planifikonte të hiqte tarifat për disa importe amerikane. "Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk janë të angazhuara në konsultime ose bisedime mbi çështjen e tarifave", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme. Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të enjten se bisedime tregtare mes dy vendeve ishin duke u zhvilluar, por si ministria e jashtme e Kinës ashtu edhe ministria e tregtisë mohuan negociata të tilla. Raunde të shumta rritjesh të tarifave dhe masash hakmarrëse kanë rritur tarifat e SHBA-së mbi mallrat kineze në 145% dhe ato të Kinës mbi importet e SHBA-së në 125%, duke përmbysur operacionet e shumë bizneseve në të dyja ekonomitë.

Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04
Top News- Paralajmërimi i Iranit/Kërcënon SHBA dhe Izraelin: Nuk keni informacion mbi arsenalin tonë
02/04 11:00
Top News – Fjala e Trump nuk jep efekt. Nafta shënon rritje rekord, tregtarët të pasigurt
02/04 10:45
Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57