Top News – Trump urdhëroi Putinin të ndalej / Rusia e sfidon, vazhdon sulmet masive mbi Ukrainë
28/04/2025 15:46

Rusia ka kryer valën e saj më të madhe të sulmeve të saj në Ukrainë që nga e enjtja, kur Presidenti Donald Trump i kërkoi homologut të tij rus të ndalojë sulmet ndaj fqinjit jugor. Rusia sulmoi rajonet Zhytomyr, Dnipropetrovsk, Odesa, Donetsk, Sumy dhe Cherkasy të Ukrainës me 149 dronë të dielën në mbrëmje. Kjo shënoi sulmin më të madh ndaj vendit që kur Trump i kërkoi Putinit të ndalojë veprimet ushtarake. Nga këta dronë, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 57, ndërsa 67 nuk arritën objektivat e tyre, tha Forca Ajrore Ukrainase. Ushtria e Ukrainës nisi gjithashtu dronë mbi territorin rus. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka kapur dhe rrëzuar 115 dronë mbi tokën ruse gjatë natës, shumica mbi rajonin e Bryanskut, i cili kufizohet me Ukrainën. Javën e kaluar, Trump i kërkoi Putinit të "Ndalonte sulmet në ukrainë pasi ushtria e tij kreu një sulm mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke vrarë të paktën 12 persona. "Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Nuk janë të nevojshëm dhe vijnë në një kohë shumë të keqe. Vladimir, NDALO! 5000 ushtarë në javë po vdesin", shkroi Trump në një postim në Truth Social. "Le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes!" Administrata e Trump ka thënë se do të braktiste përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës nëse Rusia dhe Ukraina nuk do të pranonin së shpejti një propozim paqeje nga Uashingtoni. Ndërkohë duket se një takim mes Trumpit dhe Putinit është duke u planifikuar. Presidenti Amerikan ka thënë se mund të takohet me homologun e tij rus "menjëherë" pas udhëtimit të tij të ardhshëm në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që do të mbahet në maj.

Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23
Top News – Artemis II lëshohet drejt Hënës. 4 astronautë nisen drejt Hënës, mes tyre një grua
02/04 11:15
Top News – Trump “kyç gojën”. Presidenti amerikan refuzon të flasë për NATO-n
02/04 11:04