Presidenti amerikan Donald Trump është kthyer të sulmojë kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Ai postoi një meme në rrjetin e tij social Truth Social ku shfaqet bashkë me Melonin. Në imazh, kryeministrja italiane është përballë udhëheqësit amerikan dhe nën të shkruhet: “Duhet një urdhër mbrojtjeje”. Postimi i Trump vjen në prag të samitit të NATO-s i cili do të mbahet në kryeqytetin turk, ankara, më 7 dhe 8 korrik, ku pritet të marrin pjesë të dy udhëheqësit.