Top News – Trump themelon ‘Bordin e Paqes’ / Ceremonia e nënshkrimit në Davos të Zvicrës
22/01/2026 14:16

Presidenti amerikan Donald Trump, të enjten themeloi Bordin e tij të Paqes, i cili fillimisht kishte për qëllim të ndihmonte në përfundimin e luftës në Gaza, por që tani ka një rol më të gjerë, që Evropa dhe vende të tjera kanë frikë se do të rivalizojë ose minojë Kombet e Bashkuara. Trump duket se i preku këto shqetësime në fjalën e tij hapëse në një ceremoni nënshkrimi për bordin, duke thënë se bordi i ri do të bashkëpunonte me OKB-në, ndërsa renditi çështje të tjera të mëdha diplomatike në rajon dhe në mbarë botën. "Kjo është një ditë shumë emocionuese, e përgatitur prej kohësh, dhe shumë vende sapo kanë marrë njoftimin e tyre, dhe të gjithë duan të jenë pjesë e saj, dhe ne do të punojmë me shumë të tjerë, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara" Trump, i cili do të kryesojë bordin, ka ftuar dhjetëra udhëheqës botërorë t'i bashkohen Bordit dhe e sheh atë të adresojë sfida të tjera globale përtej armëpushimit të dobët në Gaza, megjithëse sic u shpreh vetë ai, nuk ka ndërmend që Bordi të zëvendësojë Kombet e Bashkuara. Disa aleatë tradicionalë të SHBA-së kanë hezituar të bashkohen me bordin, ku Trump thotë se anëtarët e përhershëm duhet të kontribuojnë me një pagesë prej 1 miliard dollarësh, duke u përgjigjur me kujdes ose duke refuzuar ftesën. Përfaqësues nga vendet e prezantuara si anëtarë themelues ishin të pranishëm në sallë ndërsa Trump fliste, por nuk u panë përfaqësues nga qeveritë e fuqive të tjera kryesore globale apo nga Izraeli dhe Autoriteti Palestinez.

Top Channel/ SHBA presion Serbisë, paralajmërimi i DASH pas bisedës Vuçiç-Putin
28/09 23:12
Top Channel/ Rusët përgjuan policitë europiane, të dhënat i çoi Kompania amerikane me pronarë rusë
28/09 23:07
Top Channel/ Vdekja e Mazonakis shkund Greqinë, probleme në qindra klinika private
28/09 22:53
Top News- Greqi–Turqi, rikthehet tensioni: Egjeu në prag të një përplasjeje të re
28/09 22:10
Top Channel/ Lirohen pesë komplotistët, u arrestuan për sulm ndaj bazës amerikane në Angli
28/09 20:08
Top Channel/ “Jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i kërcënon të burgosurin palestinez
28/09 18:08
Top Channel/ Në prani të Papës, Macron i kërkon Europës t’i rezistojë nacionalizmit dhe urrejtjes
28/09 15:53
Top Channel/ Papa Leoni: Guxim për paqen. Europa të mos mbështetet te riarmatimi
28/09 15:53
Top Channel/ BE-ja përballë sulmeve hibride. Kallas: Protokoll urgjence për reagim të përbashkët
28/09 15:53
Top Channel/ Irani pas sulmit në bazën angleze.Burimi i Reuters: Lidhja me Teheranin, më e mundshmja
28/09 15:53
Top News – Bëni lëshime në emër të paqes! Papa Leoni kërkon fundin e luftës në Evropë
28/09 15:28
Top News – Me ‘Jet ski’ në rrugët e përmbytura / I gjithë vendi nën ujë, tetë viktima në Tajlandë
28/09 15:23
Top News – Ukraina rimerr territoret në Donetsk / Avancon në fushëbetejë, ‘frenon’ trupat e Putinit
28/09 14:57
Top News- Ukraina të kërkojë ndjesë! Zelenski zemëron Korenë e Jugut, zbuloi transferimin e robërve
28/09 13:51
Top News – Anija gjigante e SpaceX në orbitë / Starship ‘ndez motorin’, pasoja të jashtëzakonshme
28/09 13:51
Top News – Droni rus ‘shëtitje’ mbi Rumani / Ngrihen dy F16-a, ‘u zhduk pas 10 minutash ndjekje’
28/09 13:50
Top News – Inteligjenca Artificiale jashtë kontrollit/ Trump kundër Bill Gates: Nuk jam i shqetësuar
28/09 13:50
Top News – E djathta dhe e majta ekstreme ngrihen / Agjencitë gjermane të sigurisë përballë dilemave
28/09 12:46
Top News – Kryeqyteti po fundoset çdo vit, gjithçka nën ujë, mijëra njerëz në qendra evakuimi
28/09 11:57
Top News – I kërkoi Kinës të blejë armë amerikane / Xi Jinping i përgjigjet Trumpit me ‘panda’
28/09 11:53