Donald Trump ka urdhëruar tërheqjen e agjentëve antiemigracion nga qyteti i Minneapolisit, pas protestave masive që pasuan vrasjen prej tyre të një infermieri 37 vjeçar, shtetas amerikan. Nga qyteti është larguar edhe komandanti i patrullës kufitare, Gregori Bovino, i akuzuari kryesor për dhunën e agjentëve të ICE gjatë operacioneve kundër emigrantëve të paligjshëm.