Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, pas sulmeve të përbashkëta ndaj Iranit. Zyra e kryeministrit të Izraelit, publikoi në rrjetet sociale një foto të Netanyahut, teksa zhvillonte bisedën telefonike. Në tavolinën e tij të punës, Netanyahu kishte vendosur librin “Aleatët në Luftë”. SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit këtë të të shtunë në mëngjes, pas asaj që ushtria izraelite e përshkroi si muaj të tërë “planifikimi të përbashkët”. Izraeli tha se sulmet e tij kishin në shënjestër udhëheqësin suprem të Iranit, Khamenei duke pretenduar se mund të kishin arritur ta eliminonin por një gjë e tillë u hodh poshtë nga mediat iraniane të cilët njoftuan se udhëheqësi i tyre do të mbajë një fjalim.