Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Donald Trumpit të vizitojë Ukrainën përpara se të angazhohet në ndonjë marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës. Ai u shpreh se para negociatave Trump duhet të shikojë i nga afër çfarë po ndodh, duke iu referuar këtu civilëve, ushtarëve, spitaleve, kishave, fëmijëve të vrarë apo të plagosurve.” Intervista u regjistrua përpara sulmit të rëndë me raketa në qytetin e Sumyt, ku humbën jetën 34 persona, përfshirë dy fëmijë, dhe u plagosën 117 të tjerë. I pyetur për sulmin, ish-presidenti Trump e quajti të tmerrshëm dhe shtoi se i ishte thënë se ishte bërë një gabim, pa dhënë më shumë detaje. Ndërkohë, përfaqësuesi i tij për Ukrainën, Keith Kellogg, deklaroi se sulmi “kishte kaluar çdo vijë të mirësjelljes”.