Nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dëshiron vërtet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe, atëherë ai duhet ta ndalë luftën në Rripin e Gazës, tha të martën në mbrëmje presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Duke folur për televizionin francez BFM TV nga Nju Jorku, Macron tha se vetëm Trumpi e ka fuqinë për të ushtruar trysni ndaj Izraelit për t’i dhënë fund luftës.