Top News – Trump sulmon Venezuelën ‘ditët në vijim’ / Ushtria amerikane nis luftën kundër karteleve
14/11/2025 14:56

Presidenti amerikan Donald Trump duket se është gati të urdhërojë sulme ndaj Venezuelës "në ditët në vijim", pasi ushtria amerikane nisi Operacionin Shtiza Jugore për të zhdukur kartelet e drogës. Uashingtoni po jep shenja të qarta se dritarja për presidentin Nicolás Maduro po mbyllet me shpejtësi dhe SHBA-të tani po përgatiten hapur për një përballje ushtarake. Administrata e Trump ka nisur një fushatë ushtarake në Karaibe dhe Paqësorin lindor, duke vendosur forca detare dhe ajrore për atë që e quan një ofensivë kundër drogës. Mbrëmjen e të enjtes, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth njoftoi se operacioni ushtarak do të synonte "narko-terroristët" në Hemisferën Perëndimore. “Sot, po shpall Operacionin SHTIZA JUGORE. Ky mision mbron atdheun tonë, largon narko-terroristët nga Hemisfera jonë dhe pastron atdheun tonë nga drogat që po vrasin popullin tonë”, shkroi ai në platformën X. Postimi nuk dha detaje se çfarë përfshinte operacioni ose si mund të ndryshonte ai nga veprimet ushtarake që po ndërmerren tashmë. Por zyrtarët amerikanë thonë se Southern Spear do të synojë të shpërbëjë rrjetet e karteleve që Uashingtoni argumenton se mbështesin kontrollin e pushtetit të diktatorit venezuelian Nicolás Maduro. CBS Neës citoi më herët burime të shumta të thoshin se zyrtarë të lartë ushtarakë i kanë paraqitur tashmë Trumpit planet për operacione të mundshme në Venezuelë, duke përfshirë sulme tokësore. Burimet i thanë rrjetit se nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, por planifikimi është real, aktiv dhe po përshpejtohet. Jashtë dhomës së informimit, duket se gjithcka është gati tashmë. USS Gerald Ford, transportuesi më i madh i SHBA, është zhvendosur në zonën e përgjegjësisë së Komandës Jugore amerikane.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB