Gjykata e Lartë në SHBA ka deklaruar se ish-presidenti Donald Trump nuk mund të ndiqet penalisht për veprime zyrtare të ndërmarra gjatë kohës kur ka mbajtur postin e presidentit. “Ne konkludojmë se sipas strukturës sonë kushtetuese të pushteteve të ndara, natyra e pushtetit presidencial kërkon që ish-presidenti të ketë imunitet nga ndjekja penale për veprimet zyrtare gjatë qëndrimit të tij në detyrë”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e gjykatës supreme.