Ish-ambasadori amerikan dhe aktualisht drejtues i përkohshëm i Qendrës Kennedy, Richard Grenell, ka deklaruar se presidenti Donald Trump “absolutisht e shpëtoi” institucionin e njohur kulturor nga shembja. Në një reagim në rrjetet sociale, Grenell ka përshkruar gjendjen e rënduar të godinës përpara marrjes së detyrës së tij, duke thënë se Qendra, e ndërtuar si memorial i gjallë për Presidentin John F. Kennedy, kishte pësuar një neglizhencë të gjatë dhe serioze në mirëmbajtje.