Top News – Trump shpallet sërish fajtor / Juria e bindur: Ka abuzuar seksualisht E Jean Carroll
10/05/2023 11:00

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Jean Carroll, në vitet 1990, dhe më pas ka shpifur duke e quajtur atë gënjeshtare, tha juria e madhe në Shtetet e Bashkuara. E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi qytetarësh, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri, dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai. Juria kishte si detyrë të vendoste nëse Trump e ka dhunuar, abuzuar seksualisht, apo e ka prekur Caroll-in, pa dëshirën e saj. Juria me tetë anëtarë në gjykatën federale në Manhatan, thotë tani se Trump duhet t'i paguajë shkrimtares një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Ndonëse të dhënat për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka dalë në përfundimin se Trump e ka dhunuar atë. Vetë ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në gjyqin që nisi që më 25 prill. Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e kishte dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas i kishte dëmtuar reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra. President në periudhën 2017-2021, Trump është në krye të sondazheve për të fituar nominimin e republikanëve në garën për president. Në klimën aktuale politike në Shtetet e Bashkuara, tejet të polarizuar, ka pak mundësi që një vendim i tillë civil të ketë ndikim në bazën e mbështetësve të Trumpit. Ata i shohin vendime të tilla si përpjekje të kundërshtarëve të Trumpit për ta dëmtuar atë. Duke qenë se cështja ka qenë civile, Trump nuk përballet me pasoja penale. Kjo për shkak se Carroll ka kërkuar vetëm dëmshpërblimit monetar.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20