Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të dëshironte të shihte një Irlandë të bashkuar, duke hapur një debat të ndjeshëm politik gjatë vizitës së tij në Dublin. “Do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Do të ndodhë përfundimisht”, tha Trump për gazetarët, pas takimit me kryeministrin irlandez. Ai pranoi se Mbretëria e Bashkuar do të kishte fjalën e saj për këtë çështje, por e cilësoi bashkimin si “një gjë fantastike”.