Top News-Trump sheh dollarë në rrënojat e Gazës…’Riviera e Lindjes së Mesme’,ideja e Jared Kushner
05/02/2025 15:20

Jared Kushner vlerësoi potencialin 'shumë të madh' të bregdetit të Gazës një vit përpara se Presidenti Donald Trump të deklaronte se SHBA do të merrte nën kontroll zonën e shkatërruar nga lufta dhe të premtonte të ndërtonte atje 'rivierën e Lindjes së Mesme'. Kushner, ish-këshilltari i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë dhe dhëndri i tij, sugjeroi në shkurt të vitit të kaluar që Izraeli të largonte civilët nga Rripi i Gazës dhe të pastrojë zonën. "Bregdeti i Gazës, mund të jetë shumë i vyer, nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e mjeteve të jetesës," tha Kushner në një intervistë për Middle East Initiative, një program i unversitar i Universitetit të Harvardit. "Nëse mendoni për të gjitha paratë që janë shpenzuar në këtë rrjet tunelesh dhe për të gjitha municionet, nëse ato do të kishin shkuar në arsim apo inovacion, çfarë mund të ishte bërë? Është një situatë fatkeqe atje, por unë mendoj se nga këndvështrimi i Izraelit, unë do të bëja më të mirën për t'i larguar njerëzit dhe pastaj për ta pastruar atë...", tha ai. Intervista e Kushner është rikthyer në vëmendje pasi Presidenti Trump të martën paraqiti një plan të ri për Lindjen e Mesme, në të cilin SHBA merr pronësinë e Rripit të Gazës ndërsa popullsia e saj palestineze zhvendoset në vendet fqinje. Trump, një sipërmarrës pronash të paluajtshme, që e sheh botën në terma kontratash, ka folur prej kohësh për vendndodhjen bregdetare të Gazës dhe klimën e këndshme si një destinacion të përsosur pushimesh. Deklarata befasuese e Presidentit gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të martën shkaktoi ndërkohë një valë shoku jo vetëm në SHBA por edhe në botë. Në vizionin e Trump, rindërtimi i Gazës nga ana e SHBA-së do të krijonte mijëra vende pune dhe do t'i kursente palestinezëve dhimbjen dhe shpenzimet e rindërtimit. Kur një gazetar pyeti nëse kjo mund të përfshijë forcën ushtarake, Presidenti u përgjigj: "Nëse është e nevojshme, po". Dhe kur u pyet se kush do të jetonte atje, ai u përgjigj: “Unë parashikoj që njerëz nga e gjithë bota të jetojnë atje. Unë mendoj se ai vend mund të shndërrohet në një vend ndërkombëtar dhe të pabesueshëm”.

Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34
Top Channel/ Houthit godasin Izraelin nga Jemeni, rritet rreziku për hapjen e një fronti të ri
28/03 10:14
Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09