Top News/ Trump rrezikon atentatin e tretë/ I arrestuari në Kaliforni, akuzohet për armëmbajtje
14/10/2024 11:36

Një burrë i arrestuar në një pikë kontrolli sigurie pranë vendit ku do të mbahej një tubim i kandidatit republikan për president Donald Trump në Kaliforni të shtunën përballet me akuza për armëmbajtje pasi atij iu gjetën armë zjarri të mbushura, pasaporta të shumta dhe një targë false, thanë zyrtarët lokalë të policisë. Ata thanë se besonin se ishte evituar një atentat, megjithëse kjo deri diku mund të dukej si një spekulim. I dyshuari u lirua me kusht, treguan të dhënat e burgut. Një zyrtar federal tha se një hetim ishte duke u zhvilluar. "Ajo që ne dimë është se ai u shfaq me pasaporta të shumta me emra të ndryshëm, me një automjet të paregjistruar me targa false dhe me armë zjarri të mbushura," tha policia. "Ne me të vërtetë besojmë se parandaluam një tjetër atentat". 49-vjeçari, i identifikuar si banor i Las Vegas, Vem Miller, u ndalua në një fuoristradë të zezë nga zyrtarët lokalë të policisë dhe u arrestua pa incidente. Trump nuk kishte dalë ende në skenë. Të dhënat e burgut tregojnë se Miller u lirua me kusht pasi pagoi një shumë prej 5,000 dollarësh, ndërkohë që u akuzua për posedim të një arme zjarri dhe municioneve në mënyrë të paligjshme. “Incidenti nuk ndikoi në sigurinë e ish-presidentit Trump ose të pjesëmarrësve në tubim”, tha zyra e sherifit në një deklaratë për shtyp. Zyra e Prokurorit të Los Anxhelosit, në një deklaratë në faqen e saj të internetit tha gjithashtu se Trump nuk ishte në rrezik, duke cituar Shërbimin Sekret të SHBA-së. Deklarata shtoi se ndërsa nuk ishte bërë asnjë arrestim federal, një hetim ishte në vazhdim.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50