Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Donald Trump, tha se anuloi “sulmin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore” kundër Iranit, pas një kërkese nga Teherani dhe kërkesave të aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, duke shtuar se bisedimet e paqes do të rifillojnë më 3 gusht, ndërsa një marrëveshje për Ngushticën strategjike të Hormuzit është “e afërt”. “Tani ajo që po bëjmë është se po flasim me ta në formën e negociatave. Ato fillojnë nesër pasdite”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. Trump nuk dha detaje për pjesëmarrësit apo vendin ku do të zhvillohen negociatat e reja. Katari dhe Pakistani kanë vepruar si ndërmjetës në bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit. Më 30 korrik, Ministria e Jashtme e Katarit tha se nuk ishte planifikuar asnjë takim i nivelit të lartë në Doha në ditët në vijim, pas deklaratave të mëhershme të Trumpit.