Blerësit e hutuar fotografojnë një replikë të Malit Rushmore që në vend të presidentëve të vdekur amerikanë, mban të gdhendura fytyrat e katër udhëheqësve aktualë botërorë. E gjitha kjo në fakt është një gjetje publicitare e një qendre tregtare në Tajlandë. Portretet e gdhendura në gur të presidentëve Vladimir Putin, Xi Jinping, Kim Jong Un dhe Donald Trump, shikojnë poshtë mbi tezgat e pajisjeve të kampingut ndërkohë që ka edhe një mur për alpinizëm në malin dy katësh në Seacon Square, një nga qendrat më të mëdha tregtare të Bangkokut.