Top News – Trump, program gjurmimi për mediat / Shtëpia e Bardhë ‘i analizon’, denoncon shkelësit
01/12/2025 13:24

Shtëpia e Bardhë ka hapur një faqe të re, të quajtur "Shkelësit në media". Në të renditen faqet e lajmeve, gazetarët dhe historitë që pretendohet se janë të rreme dhe kanë mashtruar publikun. Publikimet kryesore të konsideruar si "shkelësit e javës në media" ishin Boston Globe, CBS Neës dhe Independent. Gazetarët e këtyre mediave u konsideruan shkelës për historitë që kishin publikuar rreth një videoje të gjashtë deputetëve demokratë. Deputetët, të gjithë veteranë të ushtrisë ose ish-zyrtarë të shërbimeve sekrete, u kujtuan punonjësve të këtyre shërbimeve se nuk janë të detyruar të ndjekin urdhra të paligjshëm. Në një video të postuar javën e kaluar në internet, deputetët thanë: "Sot, kërcënimet ndaj Kushtetutës sonë nuk vijnë vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda nesh." "Ligjet tona janë të qarta: ju mund t'i refuzoni urdhrat e paligjshëm. Ju duhet t'i refuzoni urdhrat e paligjshëm. Askush nuk është i detyruar të zbatojë urdhra që shkelin ligjin ose Kushtetutën tonë", shtuan ata. Presidenti Donald Trump, i quajti veprimet e këtyre deputetve si "kryeneçësi" dhe "tradhti". Faqja e Shtëpisë së Bardhë përmban një "holl turpi për shkelësit" me një listë historish që Shtëpia e Bardhë i konsideron si të pavërteta. Çdo histori shpjegohet dhe klasifikohet në kategori të tilla si "gënjeshtër", "mungesë konteksti" ose "lajthitje e majtë". Shtëpia e Bardhë tha se faqja është "një regjistër historish të rreme dhe mashtruese të medias të konstatuara nga Shtëpia e Bardhë". Faqja gjithashtu përmban një tabelë ku renditen faqet e mediave për të cilat administrata pretendon se kanë raportuar në mënyrë jokorrekte. The Ëashington Post kryeson listën, e ndjekur nga MSNBC, CBS Neës, CNN, The Neë York Times, Politico dhe The Ëall Street Journal. Ekziston gjithashtu një seksion me media që sipas administratës së Trumpit janë "shkelës të përsëritur të ligjit të mediave".

Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31