Ndërsa lufta në Iran kërcënon të vendosë në rrezik trashëgiminë e Presidentit Donald Trump, rrisqet politike po rriten edhe për dy nga zëvendësit e tij kryesorë: Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Dyshja, e parë gjerësisht si pasardhës të mundshëm të Trumpit, është angazhuar në negociata ende në zhvillim e sipër për t'i dhënë fund luftës në një moment kur Partia Republikane tashmë po peshon të ardhmen e saj pas Trumpit. Vance ka ndjekur një qasje të kujdesshme, duke reflektuar skepticizmin e tij ndaj përfshirjes së zgjatur ushtarake të SHBA-së, ndërsa Rubio është bashkuar ngushtë me qëndrimin agresiv të Trump dhe është shfaqur si një nga mbrojtësit më të zëshëm të fushatës së administratës. Trump ka thënë se të dy ata janë të përfshirë në përpjekjet për të detyruar Iranin të pranojë kërkesat e SHBA-së për të çmontuar programet e tij bërthamore dhe balistike dhe për të lejuar trafikun e naftës të kalojë lirshëm përmes Ngushticës së Hormuzit.