Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se mes Rusisë dhe Ukrainës është arritur marrëveshja e armëpushimit treditor me rastin e “Ditës së Fitores” në Rusi. Përmes një postimi në platformën Truth Social, Trump thekson se do pezullohen të gjitha aktivitetet luftarake, si dhe do të bëhet shkëmbimi i një mijë të burgosurve nga secili vend. Armëpushimi zgjat nga data 9 deri më 11 maj, ku në Rusi organizohen ceremoni dhe aktivitete të tjera festive në përkujtim të fitores ndaj Gjermanisë naziste. Datat e armëpushimit të njoftuara nga Trump përkojnë me kërkesat e Presidentit rus, Vladimir Putin. Nga ana e tij, Zelensky kishte propozuar një armëpushim nga 6 maji, në përgjigje të një propozimi rus për një armëpushim më 8-9 maj. Sipas tij, ky armëpushim që ai propozoi u shkel nga rusët.