Presidenti Donald Trump priti në takimin e parë në Uashington udhëheqësit e shteteve anëtare të Bordit të Paqes, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Trump njoftoi në takimin inaugurues se nëntë shtete kanë premtuar 7 miliardë dollarë për një paketë ndihme për Gazën duke filluar nga Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti. Vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të alokojnë 10 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës. Shqipëria dhe Kosova nuk do të kontibuojnë financiarisht, por do të angazhojnë forca ushtarake.