Shtëpia e Bardhë e paralajmëroi përsëri Teheranit të dielën se do të përballet me përgjigje ushtarake, nëse nuk pranon arritjen e një marrëveshjeje për programin e saj bërthamor. Një ditë më herët, lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, e hodhi poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për bisedime.