Top News – Trump: Nuk pranoj shantazh nga Irani / Hormuzi u mbyll sërish, ‘përparim’ në negociata
19/04/2026 12:40

Kryetari i parlamentit të Iranit tha se ka pasur “përparim” në bisedimet me Uashingtonin, por se mbeten dallime “themelore”. Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë atë që e quajti “shantazh” nga Teherani, pasi ky i fundit sërish mbylli Ngushticën e Hormuzit. “Ne jemi ende larg diskutimit përfundimtar”, tha Mohammad Baqer Qalibaf, i cili është edhe negociatori kryesor i Iranit. “Kemi bërë përparim në negociata, por ka shumë boshllëqe dhe disa pika themelore mbeten”, shtoi ai, duke iu referuar raundit të parë të bisedimeve ballë për ballë në Islamabad më 11-12 prill. “Ka disa çështje për të cilat ne këmbëngulim...Edhe ata kanë vijat e tyre të kuqe. Por këto çështje mund të jenë vetëm një ose dy”, shtoi ai, duke shprehur gjithashtu qëndrime të vijës së ashpër, duke pretenduar se Irani ka qenë “fitimtar në terren”, gjatë luftës. Fati i takimeve të reja ballë për ballë midis Uashingtonit, Teheranit dhe ndërmjetësve pakistanezë duket i paqartë. Trump më herët ka folur për përparim dhe ka thënë se negociatat do të vazhdojnë gjatë fundjavës. “Do të flasim për Iranin më vonë. Kemi bisedime shumë të mira në zhvillim”, tha Trump. Megjithatë, mes spekulimeve se palët mund të takohen sërish më 20 prill në Islamabad, nuk është shpallur ende një datë e re. Organi më i lartë i sigurisë kombëtare i Iranit tha të shtunën se Teherani po shqyrton “propozime të reja”, nga Shtetet e Bashkuara, të dorëzuara përmes shefit të ushtrisë pakistaneze Asim Munir, por ende nuk ka dhënë përgjigje. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare theksoi se ekipi negociator i Iranit “nuk do të bëjë as kompromisin më të vogël, nuk do të ketë tërheqje apo zbutje”, dhe do të mbrojë interesat kombëtare “me të gjithë forcën e tij”.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42