Triumfi i Donald Trump në zgjedhjet presidenciale u përshëndet nga të dyja kahet e politikës shqiptare. Krahas partneritetit të ngushtë strategjik, Shqipëria po mirëpret edhe një investim të rëndësishëm amerikan, ku i përfshirë është dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner. CNN sqaron se pavarësisht posteve të rëndësishme gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, tashmë vajza e tij, Ivanka Trump dhe dhëndri Jared Kushner nuk do jenë më pjesë e politikës aktive. Burime pranë Kushner pohuan për CNN se ai nuk ka gjasa të largohet nga kompania që drejton për t’iu rikthyer politikës.