Top News – Trump nuk e nënshkruan paketën e ndihmës ekonomike
27/12/2020 11:40

Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë, pasi presidenti Donald Trump nuk e nënshkroi paketën për ndihmë. Kjo paketë, në vlerë prej 900 miliardë dollarësh, është miratuar nga Kongresi javën e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Shpërndarja e mjeteve të saj do të bëhej vetëm pasi të nënshkruhej në ligj nga presidenti. Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi për “pasoja shkatërruese” nëse Trump vazhdon ta shtyjë nënshkrimin, por afati i së shtunës tashmë ka kaluar. “Është një ditë pas Krishtlindjeve dhe miliona familje nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin nevojat, për shkak të refuzimit të presidentit Donald Trump për të nënshkruar paketën e ndihmës ekonomike, të miratuar nga Kongresi, me shumicë dërrmuese dhe dypartiake”, tha Biden. Trump tha se dëshiron t’iu japë njerëzve pagesa më të mëdha. Paketa aktuale parasheh 600 dollarë në muaj për amerikanët që fitojnë më pak se 75,000 dollarë në vit. Trump tha se dëshiron që amerikanët të marrin nga 2,000 dollarë në muaj, por republikanët në Kongres kanë refuzuar të pajtohen për këtë ndryshim. Në një postim në Twitter, të shtunën vonë, Trump e mbrojti pozicionin e tij në këtë çështje dhe fajësoi Kinën për shpërthimin e koronavirusit.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36