Top News – Trump në mbrojtje të Netanyahut / I kërkon presidentit izraelit të falë kryeministrin
12/11/2025 15:19

Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar presidentit izraelit t'i japë një falje të plotë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në gjyqin e tij për korrupsion që vazhdon ende. Në një letër të shpërndarë nga zëdhënësi i presidentit izraelit, Trump shkruante: "Me anë të kësaj letre ju bëj thirrje të falni plotësisht Benjamin Netanyahun, i cili ka qenë një Kryeministër i fuqishëm dhe vendimtar në kohë lufte, dhe tani po e udhëheq Izraelin drejt një kohe paqeje, që përfshin punën time të vazhdueshme me udhëheqësit kryesorë të Lindjes së Mesme për të shtuar shumë vende të tjera në Marrëveshjet e Abrahamit". Netanyahu përballet me akuza për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit në tre raste të ndara që filluan në mandatin e parë të Trumpit. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe mbron pafajësinë e tij. Netanyahu aktualisht po dëshmon në gjykatë si pjesë e gjyqit. "Ndërsa unë respektoj absolutisht pavarësinë e Sistemit Izraelit të Drejtësisë dhe kërkesat e tij, besoj se 'rasti' kundër Bibit, i cili ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë, përfshirë edhe kundër kundërshtarit shumë të ashpër të Izraelit, Iranit, është një ndjekje penale politike dhe e pajustifikuar", shkruante Trump në letër. Në një deklaratë, zyra e Herzog tha se ai e vlerëson shumë presidentin Trump dhe vlerëson "mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin, kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kthimin e pengjeve, transformimin e Lindjes së Mesme dhe Gazës, si dhe ruajtjen e sigurisë së Izraelit". Por zyra e Herzog tha gjithashtu se "kushdo që kërkon falje duhet të paraqesë një kërkesë në përputhje me procedurat e përcaktuara". Netanyahu nuk ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje në gjyqin e tij që vazhdon.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB