Universiteti prestigjoz i Harvardit refuzoi të zbatojë ndryshimin e kursit të kërkuar nga presidenti Donald Trump, si për shembull në pranimin e studentëve në këtë universitet. Në një letër nga presidenti i universitetit Alan Garber thuhet, se "asnjë qeveri, nga asnjë parti, nuk duhet të diktojë se çfarë mund të ofrojnë si mësim universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë, dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi mund të ndjekin". Universiteti i Harvardit nuk do të heqë dorë nga pavarësia dhe të drejtat e tij kushtetuese – nënvizoi ai.