Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12/2025 11:20

Presidenti amerikan Donald Trump fluturoi me avionin privat të të dënuarit për abuzim seksual Jeffrey Epstein "shumë më shumë herë sesa është raportuar më parë", sipas një emaili nga një prokuror i Nju Jorkut që shfaqet në një grup të ri dokumentesh rreth Epstein, të publikuara të martën nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. Në një email të datës 7 janar 2020, prokurori i paidentifikuar shkroi se të dhënat e fluturimit tregonin se Trump kishte fluturuar me avionin privat të Epstein tetë herë gjatë viteve 1990. Midis tyre ishin të paktën katër fluturime në të cilat ishte e pranishme edhe bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxëell. Maxëell po vuan një dënim me 20 vjet burg për ndihmën ndaj financierit të ndjerë Epstein për të abuzuar seksualisht me vajza të mitura. Në një postim në mediat sociale në vitin 2024, Trump tha se "nuk kishte qenë kurrë në avionin e Epstein, ose në ishullin e tij 'idiot'". Nuk kishte asnjë pretendim në emailin e prokurorit se Trump kishte kryer ndonjë shkelje. Në një fluturim nga fluturimet e përshkruar në të dhënat e publikuara rishtazi, të vetmit pasagjerë ishin Epstein, Trump dhe një 20-vjeçare, emri i së cilës ishte fshirë. "Në dy fluturime të tjera, dy nga pasagjerët, ishin femra", thuhej në dokument. Trump e njihte Epsteinin që në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Ai ka thënë se lidhja e tyre përfundoi në mesin e viteve 2000 dhe se ai nuk kishte qenë kurrë në dijeni të abuzimeve seksuale të financierit. Epstein u dënua në Florida në vitin 2008 për abuzim seksual me të mitur. Departamenti i Drejtësisë e akuzoi atë për trafik seksual në vitin 2019. Epstein u gjet i vdekur në vitin 2019 në qëlinë e tij në një burg të Nju Jorkut. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB