Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”, në një tjetër përshkallëzim të përplasjes tregtare me Kanadanë dhe provincën Ontario. “Shtetet e Bashkuara po e konsiderojnë seriozisht ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në Liqeni i Amerikës, pasi nuk presim të bëjmë më shumë biznes me Ontarion”, shkroi Trump në platformën e tij sociale Truth Social.