Top News – Trump ndëshkon me tarifa / Kanadaja, Meksika dhe Kina premtojnë ‘hakmarrje’
02/02/2025 12:28

Tarifat kanë qenë në qendër të vizionit ekonomik të Trumpit. Ai i sheh si mënyrë për të rritur ekonominë amerikane, për t’i mbrojtur vendet e punës dhe për t’i rritur të hyrat nga taksat. Trump ka shpallur emergjencë kombëtare nën Aktin Ndërkombëtar për Emergjenca Ekonomike, në mënyrë që të arsyetojë vendimin për tarifa, dhe të ketë më shumë kompetenca për ta adresuar krizën. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se askush nuk do të përjashtohet nga tarifat. Trump ishte zotuar për vendosje tarifash edhe gjatë fushatës zgjedhore. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, i ka quajtur “shpifje” pretendimet se Qeveria meksikane ka aleanca me organizatat kriminale. Megjithatë, ajo ka thënë se vendi i saj është i gatshëm të punojë me SHBA-në. Ajo e ka udhëzuar ministrin e Ekonomisë që të përgjigjet me masa tarifore dhe jotarifore. Ky vend pritet të vendosë tarifa hakmarrëse prej 25 për qind në mallrat amerikane. Kryeministri i Kanadasë, Justin Truedeau ka thënë se edhe vendi i tij do të përgjigjet. “Nuk duam të jemi në këtë pikë, nuk e kemi kërkuar këtë”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp. Qeveria e tij do të vendosë 25 për qind tarifa në mallrat amerikane në vlerë të 155 miliardë dollarëve. Një pjesë e tarifave do të hyjnë në fuqi të martën, ndërsa pjesa tjera pas 21 ditësh. Kryeministri kanadez ka hedhur poshtë sugjerimin se kufiri i përbashkët përbën shqetësim për sigurinë, duke thënë që më pak se 1 për qind e fentanolit hyn në SHBA përmes Kanadasë. Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja kanë ekonomi të integruara thellësisht, me mallra në vlerë të 2 miliardë dollarëve që kalojnë nëpër kufij në baza ditore. Kina ndërkohë ka thënë përmes një deklarate se është tejet e pakënaqur me masat dhe i kundërshton ashpër ato.

Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16
Top News – Arabët mbështesin rivalin e Netanyahut / Bibi humbet mbështetjen e ultra-ortodoksëve
06/11 11:10
Top News – Ndihmojnë fermerët palestinezë / Ish gjeneralët izraelitë dënojnë dhunën e kolonëve
06/11 11:06
Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24