Top News – Trump ndal armët për Ukrainën! NYT: Diskutohet pezullimi ose anulimi i plotë i ndihmave
03/03/2025 14:49

New York Times, duke cituar një zyrtar anonim të administratës amerikane, ka raportuar se presidenti Donald Trump do të diskutojë pezullimin e mundshëm ose anulimin e plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, përfshirë dërgimin e armëve të financuara nga administrata e Joe Biden. Sipas The Neë York Times, një përfaqësues nga administrata e Trump tha se presidenti do të takohet me këshilltarët e tij të lartë të sigurisë kombëtare gjatë ditës, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, për të shqyrtuar dhe ndoshta për të ndërmarrë veprime mbi disa opsione politike në lidhje me Ukrainën. Zyrtari tha se midis këtyre opsioneve është pezullimi ose anulimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat më të fundit të municioneve dhe pajisjeve të autorizuara dhe të paguara gjatë administratës së Biden. Gjatë fundjavës së kaluar, pati raporte se administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump po shqyrton ndalimin e të gjitha dërgesave aktuale të ndihmave ushtarake në Ukrainë në përgjigje të komenteve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski në Zyrën Ovale të premten, dhe mosfleksibilitetit të tij në procesin e paqes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u largua nga Shtëpia e Bardhë para kohe të premten pas një përplasjeje me Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance. Pas kësaj përplasjeje, Trump tha se Zelenski nuk kishte treguar respekt për SHBA-në dhe se "nuk ishte gati për paqe".

Top Channel/ SHBA, gati për ndërhyrje tokësore! Nisin sulmet masive në Teheran
29/03 23:03
Top News – Khamenei i ri flet sërish…me mesazhe! Teherani: Nuk del publikisht për sigurinë
29/03 23:00
Top Channel/ Trondit Netanyahu: Do zgjerojmë hartën e sulmeve në Liban
29/03 22:05
Top Channel/ Papa Leoni kundër Trump: Zoti s’do luftë, ndalni bombardimet!
29/03 22:04
Top News – ‘Po i presim t’u vëmë flakën’. Irani: Jemi gati për t’u përballur me trupat amerikane
29/03 22:00
Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34